AktualitetPolitikeUncategorized

Ylli Manjani: Zgjedhjet të përsëriten me një tjetër ligj. Ky kod zgjedhor është hajduti më i madh i votave

Nga Ylli Manjani:

Po të isha Edi Rama do t’i përsërisja zgjedhjet. Do ta bëja sepse asgjë nuk ndryshon, për sa kohë zgjdhjet mbahen me të njëjtin ligj TË PANDERSHËM dhe të miratuar njëanshmërisht.

Pra kërkesa për përsëritje zgjedhjesh pa zgjidhur më parë problemin që i dëmton ato, është një vrimë në ujë.

Opozita duhet të mbledhë mendjen dhe të vendos në axhendën politike hartimin e rregullave që e bëjnë rezultatin zgjedhor PROPORCIONALISHT korrekt në raport me vullnetin e zgjedhësve. Ky është kryeproblemi i zgjedhjeve. Jam dakort që vota shitet dhe blihet. Jam dakort që edhe shteti i gjithë vihet në dispozicion të pushtetit. Por hajduti më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte dhe mbetet ligji zgjedhor monist i diktuar nga pushteti monist.

Ndaj s’ka asnjë kuptim të bësh më zgjedhje me këtë ligj, sepse nuk ndryshon gjë. Pëkundrazi çimenton pushteitn monist, i cili mund të ”pastronte” çdo njollë abuzimi me zgjedhjet!

E drejta dhe e ndershmja e do që zgjedhjet të përsëriten por me një ligj tjetër, konsesualisht të dakordësuar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button