Aktualitet

Zbulohet cili i vuri zjarrin 3 makinave në qëndrën tregtare

Policia e Fierit ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë, personin që i vuri zjarrin tre makinave në një qëndër tregtare në Lushnjë dhe për pasojë, dogji edhe një pjesë të magazinës së këtij biznesi në 19 shkurt 2021.

I arrestuari është 26-vjeçari F.Xh nga fshati Plug i Lushnjës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregtare.”

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button