Politike

Zgjedhjet 25 prillit, Presidenca: Procesi i administrimit të vazhdojë deri në fund, kjo është çështje e interesit kombëtar

Këshilltari për mediat i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka deklaruar me anë të një statusi në rrjetet sociale se është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund.

Ai shprehet se transparenca për votën e çdo qytetari që mori pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.

“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.  Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”, shkruan Tedi Blushi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button