Aktualitet

Buzëqeshje dhe dhurata, fëmijët e Fierit surprizohen nga uniformat blu në festën e tyre .

Në festën e 1 qershorit, Policia e Fierit ka surprizuar fëmijët e kopshtit nr. 2 të qytetit duke krijuar një atmosferë festive në ambientet e tij.

Ata kanë marrë tullumbace dhe dhurata për të vegjlit të cilët kanë pozuar të lumtur.

“Policia e Fierit më pranë fëmijëve në festën e tyre! Efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, me rastin e festës së 1 Qershorit, vizituan fëmijët e kopshtit nr. 2 në qytetin e Fierit.

Në kuadër të kësaj dite, për të dhuruar sa më shumë buzëqeshje te fëmijët, efektivët e Policisë shpërndanë disa dhurata simbolike.  Me ju fëmijë çdo ditë është festë, jo vetëm 1 Qershori!”, ka njoftuar policia e Lezhës. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button