Aktualitet

LAJMI FUNDIT/ATENTAT në Tepelenë, qëllohet për vdekje biznesmeni Çajup Selimi në hyrje të shtëpisë

TEPELENË– Çajup Selimi, 54 vjeç ka mbetur i vrarë në hyrje të banesës së tij, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se Selimi është qëlluar në momentin që po futej në shtëpinë e tij, nga persona, ende të paidentifikuar.

Si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit, 54-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojën në lidhje me rrethanat e krimit të rëndë. 

Zona është rrethuar, ndërsa po merren në pyetje familjarë të viktimës, të cilët mund të kenë parë autorët. Nuk dihet nëse 54-vjeçari është një persona me precedentë penalë. Selimi kishte një biznes në Tepelenë.

Njoftimi i plotë i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 54 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button