AktualitetPolitike

‘Mijra dosje të pashqyrtuara nëpër gjykata’, Vasili: Situatë skandaloze, kërkon zgjidhje dhe jo propagandë

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguara me një shënim në faqen e tij në facebook për situatën e rëndë në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë dhe sidomos Gjykata e Lartë.

“Plot 36788 çështje akoma të pashqyrtuara vetëm në Gjykatën e Lartë”, shkruan Vasili duke shtura qe “kjo situatë skandaloze kërkon zgjidhje dhe jo propagandë”.

Ja postimi i plotë:

Plot 36788 çështje akoma të pashqyrtuara vetëm në Gjykatën e lartë.

Mijra e mijra qytetarë janë pa asnjë shpresë për të marrë drejtësi.

Shumë qytetarë po ikin nga kjo jetë pa mundur që dosjet e tyre as të preken me dorë.

Mijra e mijra qytetarëve ju lind e drejta e njohur me ligj, që të dëmshpërblehen për vonesat e pajustifikuara dhe miliona euro rrezikojnë të paguhen, shumë më shumë se ato të shpenzuara për reformën në drejtësi.

Këto fakte janë shumë të rënda dhe kurre nuk mund të anashkalohen.

Kjo situatë skandaloze kërkon zgjidhje dhe jo propagandë.

Çdo zgjidhje kundër Kushtetutës dhe në dem të cilësisë së dhënies së drejtësisë është antidrejtësi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button