AktualitetPolitike

Nga Ylli Manjani: Paletat e parave të drogës i pastron ndërtimi jo gjykatësit apo prokurorët

Teoria që po spin qeveria për të trajtuar çështjen e pastrimit të parave është:

Duhet hetuar dhe konfiskuar pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i rrëzon vettingu. Pra qeveria sugjeron se lumin e parave që qarkullon informalisht po e pastrojnë gjykatësit e prokurorët. Qeveria/pushteti që jep leje koncensionesh, punësh publike dhe ndërtimesh nuk pastron asnjë qindarkë.

Kush e ha këtë gjë i bëftë mirë, por fakti është se:

Paletat e parave të drogës i pastron ndërtimi jo gjykatësit apo prokurorët.

Këto të fundit maksimumi pastrojnë ndonjë bakshish, por jo lumin e parave të drogës.

Ndërtimet, koncensionet e PPP janë mjeti i pastrimit, jo bakshishet.

Gjykatësit e prokurorët kanë përgjegjësi që nuk e hetojnë pushtetin. Ndaj mirë t’u bëhet që lejojnë këtë të fundit ti hetojë ato…

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button