Aktualitet

Pipero: Dritë në fund të tunelit, jemi drejt fundit të pandemisë

Për mjekun e njohur Pëllumb Pipero, shifrat e ulura të shtrimeve në spital dhe humbjet e jetës, janë shenja që sezoni veror po fillon me një përmirësim të ndjeshëm, krahasur me vitin e shkuar. Prej 5 ditësh në spitalin Covid 1 nuk ka shtrime të reja dhe as pacientë të intubuar. Aktualisht ndodhen të shtruar 16 pacientë, mes tyre dhe mosha të reja.

Nga ana tjetër, Pipero shprehet optimist për të ardhmen dhe se sipas tij po shkojmë drejt fundit të pandemisë. Referuar numrit të lartë të personave që e kanë kaluar koronavirusin si dhe të të vaksinuarve, për infeksionistin Pipero stina e verës do të jetë e qetë në lidhje me pandeminë.

Po ashtu mjeku i spitalit Covid 1 tërheq vëmendjen për respektimin e masave veçanërisht në ambiente të mbylluara, pasi virusi është ende mes nesh.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button